Sot dhe nesër, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska – Koçoska, do të marrë pjesë në Forumin e Evropës Qendrore dhe Lindore “Invissio”, ku bashkohen në një vend pjesëmarrësit kryesorë të fushës së financave.
Gjatë forumit, ministrja e Financave do t’i prezantojë politikat e zbatuara nga Qeveria, të cilat mbështeten në konceptin e ri të rritjes ekonomike të bazuar në investime dhe që kanë ndikim pozitiv edhe në vendimet e investitorëve. Fokusi do të jetë në reformat dhe politikat për menaxhimin e financave politike. Ministrja është referuesja e parë e forumit së bashku me zëvendëskryetarin e parë të BERZH-it, Jurgen Rigterink, guvernatorin e Bankës Qendrore të Austrisë dhe anëtarin e BD-së së Bankës Qendrore Evropiane, Robert Holzmann, zëvendësministren e Financave të Gjeorgjisë, Ekaterine Guntsadze dhe zëvendëskryetarin rajonal për rajonin në Korporatën Ndërkombëtare Financiare të Bankës Botërore, Alfonso Garcia Mora.
Pjesëmarrja në Forumin “Invissio”, që njihet paraprakisht si “Euromani” është mundësi që ministrja Dimitrieska Koçoska të realizojë më shumë takime me investitorët, ku do të bisedohet për projektet që janë duke u realizuar dhe për ato të cilat duhet të realizohen, si dhe në të cilat investitorët mund të kenë interes. Projektet e mëdha të infrastrukturës dhe projektet energjetike janë veçanërisht të rëndësishme.
Forumi është ngjarje vjetore që bashkon profesionistë nga segmente të ndryshme të sektorit financiar dhe bankar në një vend dhe ofron mundësi për t’u informuar për zhvillimet më të fundit në botën financiare dhe për të hapur diskutime për tendencat dhe të ardhmen e tregjeve financiare. Në të marrin pjesë ministrat e financave, guvernatorët e bankave qendrore, përfaqësuesit e institucioneve financiare ndërkombëtare, grupeve bankare, fondeve të investimeve, grupeve rajonale etj.