Në një vizitë dyditore në vendin tonë ndodhen përfaqësuesit e lartë të NATO-s dhe KE-së , Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Çështjet Politike dhe Politikat e Sigurisë – PASP Alehandro Alvargonzales ,Maçej Popovski – Zëvendësdrejtor i përgjithshëm për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim i Komisionit Evropian dhe z.Samuel Žbogar, Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian.
Proceset reformatore të cilat i zbaton qeveria aktuale për integrimin e Republikës së Maqedonisë në aleancë dhe fillimin e negociatave me BE-në, janë temat e bisedimeve me përfaqësuesit më të lartë të shtetit në Maqedoni. Në këtë rrafsh, pjesë e agjendës së përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë ishte edhe takimi me ministrin e Drejtësisë së RM-së, Bilen Saliji, si një nga dikasteret më të ndjeshme dhe me një rol deçiziv në këto procese. Gjatë takimit me përfaqësuesit e lartë të NATO-s dhe KE-së, ministri Saliji, shpalosi disa nga reformat dhe iniciativat e Ministrisë së Drejtësisë për t’u kontribuar këtyre proceseve të rëndësishme për vendin dhe aspiratën e tij Euroatlantike. Fillimisht ministri Saliji, falënderoi përfaqësuesit e lartë evropian për përkrahjen e tyre dhe u shpreh i gatshëm në emër të institucionit që ai drejton të plotësojnë kërkesat e BE-së për krijimin e një sistemi drejtësie sipas standardeve evropiane. Ai, gjithashtu në disa pika renditi iniciativat konkrete të Ministrisë së Drejtësisë në këtë drejtim. Takimi i mbajtur sot në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Shkup, me përfaqësues edhe të këtij dikasteri u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe gatishmërisë për t’i kontribuar në mënyrë konkrete dhe imediate të gjithë procesit të anëtarësimit në NATO dhe BE.
Ministri Saliji, gjithashtu në disa pika shkurtimisht renditi iniciativat konkrete të Ministrisë së Drejtësisë në këtë drejtim, ku ndër të tjera veçoi se një nga reformat kyçe gjatë periudhës së kaluar është Strategjia për Reformën e Sektorit të Drejtësisë me Planin e Veprimit për 2017-2022, i cili përfshin masat dhe aktivitetet për krijimin e një sistemi gjyqësor të pavarur, të besueshëm dhe profesional në Republikën e Maqedonisë. Gjithashtu është miratuar Ligji për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për Këshillin për vërtetimin e fakteve dhe fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të gjyqtarit, si dhe Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë”. Si pika tjera të rëndësishme Ministri i Drejtësisë Bilent Saliji nënvizoi edhe Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, përgatitjen e Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Mbrojtjen e Dëshmitarëve. Është realizuar pjesa e parë e inspektimit të funksionimit të sistemit ACMIS përfunduar në Gjykatën Themelore Shkup 1, Gjykata e Apelit Shkup dhe Gjykata Supreme u përfundua dhe u përgatit një raport me përfundime të përcaktuara për abuzimet e mundshme. Është miratuar një ligji për ndryshimin e Ligjit për Mbrojtjen e Treguesve, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Është në proces miratimi i Projektligjit për ndihmën juridike të lirë, i cili ka mundësuar dhe promovuar të drejtën e individëve për të pasur qasje në drejtësi dhe mbrojtje të drejtë gjyqësore, duke siguruar mbështetje financiare nga shteti. Njëkohësisht është miratuar Strategjia për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit në gjyqësor.
Ministri Saliji ndër të tjera tha se “janë në fazën përfundimtare në fushën e legjislacionit penal, ndryshimet në Kodin Penal mbulojnë disa fusha kryesore, nga të cilat më të rëndësishmet janë: krimi i urrejtjes, mosndëshkimi i viktimave, futja e një akti të ri kriminal “prishja e drejtësisë”, përcaktimi i dispozitave të reja për përcaktimin dënimet, etj”.
Gjithashtu ministri Saliji njoftoi të pranishmit se në procedurën parlamentare janë edhe ndryshimet në Ligjin mbi Procedurën Penale, të cilat rregullojnë masat e posaçme hetimore në përputhje me rekomandimet e dhëna në raportet e Priebe, etj.
Data 28.10.2026
Aktuale
- BOTA NË FOKUS | Përtej rrënojave të Gazës: Gratë që mbajtën gjallë historinë palestineze
- Kërkesa e pazakontë e Albert Sylajt para vetëdorëzimit
- Tensioni në Deçan: I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt refuzon dorëzimin
- Zbulohen lëvizjet e dyshuarit për vrasjen e Arlindës: Një situatë alarmante në Kosovë
- Kërcënimi i dyshuar: Vrasësi i Arlinda Zekajt kërcënon edhe policinë
- Aktivisti, Etrid Zifla ndan detaje nga takimi me kancelarin austriak: Kemi dorëzuar dosje me 140 video dhe foto të dhunës policore në protestë
- Presidentët e Iranit dhe Rusisë diskutojnë tensionet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe në Moskë
- Enver Hoxhaj: Ligji për Specialen, një gabim që duhet rregulluar


