Ministri i Drejtësisë, Bylent Saliji do presë hetim ndërkombëtar për rastet e montuara, në të cilat dyshohet se janë viktima shqiptarët. Në konferencën e sotshme për 100-ditëshin e qeverisjes, Saliji tha se duhet të priten vendimet gjyqësore, si për “Kumanovën” ashtu edhe për “Monstrën” dhe pastaj sipas nevojës të inicohet edhe hetimi ndërkombëtar.
I pyetur për amnistinë e paralajmëruar nëse është në funksion të fushatës zgjedhore, Saliji mohoi një gjë të tillë dhe siguroi se Ligji për Amnisti as që do të arrijë të votohet dhe zbatohet para zgjedhjeve që t’i shërbejë dikujt, raporton Televizioni SHENJA.
Prokuroria Speciale ndërkohë është në plan që të integrohet në Prokurorinë e rregullt Publike por të punojë si trup i veçantë, por që t’i ndihmojë punë se saj, do të propozohen edhe ndryshime në Ligjin për Dëshmitarët dhe për informatorët. /SHENJA/

