Aktivitetet aktuale të cilat janë të rëndësishme për bujqësinë e Maqedonisë si LIDER Programi, formimi i grupeve lokale të akcizës, ishin në fokusin e takimin të sotëm të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski me ministrin slloven të Bujqësisë Dejan Zhidan dhe drejtorin e Agjencisë pagesore sllovene, Benedikt Jarenko në Lubjanë.
Takimi ishte në kuadër të vizitës së delegacionit qeveritar të Maqedonisë në Slloveni, ndërsa në të mori pjesë edhe drejtori i Agjencisë pagesore Nikollçe Baovski.
Ministri Zhidan dhe drejtori Jarenko e përsëritën angazhimine tyre për ndihmë të shpejtë dhe teknike në pjesën e përforcimit të shërbimit këshillëdhënës të Agjencisë pagesore të Maqedonisë.
Siç informoi MBPEU, pas përfundimit të Tuining projektit “Përforcimi i mëtutjeshëm i kapaciteteve të Agjencisë për mbështetje financiar të bujqësisë dhe zhvillim rural dhe përgatitje të Agjencisë për periudhën programuese 2014-2020″, agjencitë pagesore nga dy vendet vendosën komunikim të drejtpërdrejtë dhe tani më po dakordohet për hapat e ardhshëm. Shfrytëzimi i IPARD mjeteve është një prej prioriteteve më të larta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe mbështetja në këtë drejtim është shumë e nevojshme dhe shumë e rëndësishme në periudhën e ardhshme.
Dy ministrat në takim i dakorduan edhe aktivitetet në pjesën e organizimit të panairit ndërkombëtar për bujqësi dhe ushqim “Agra 2018″, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Radgonan e Epërme, Slloveni, në të cilin Maqedonia do të jetë vend partner.
Data 23.06.2026
Aktuale
- Ermal Hasimja: Dy mënyra sesi protesta realizon qëllimin e saj për dorëheqjen e Ramës! Çdo ditë që zgjat revolta, Rilindja humb mijëra vota
- Rebalanci i Buxhetit në seancën e Qeverisë: Fokusi te investimet kapitale dhe infrastruktura
- Njihuni me parashikimin e motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat
- Një rrogë nuk mjafton për të mbyllur muajin, shpenzimet e një individi në Tiranë sa 112% e pagës, e dyta më e lartë në Europë!
- Vonesat në reforma rrezikojnë 60 milionë euro për Kosovën
- ASH për korridorin 8: Arsyetimi me UNESCO-n nuk mund të përdoret në mënyrë selektive
- Nesër do të ketë ndërprerje të përkohshme të sistemit “TVSH-ja Ime”
- Edi Rama sulmon protestuesit, nxjerr video kundër Dritan Goxhajt: PS dhe qeverisja e jonë do bëhen më të fortë kur t’i bien puplat fallco flamingove

