Në margjinat e Forumit të strategjisë së BE-së për Rajonin Adriatiko-jonian (EUSAIR) në të cilin nga sot Maqedonia e Veriut fillon kryesimin me Strategjinë dhe iniciativën Adriatiko-joniane, ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani realizoi takime bilaterale me ministrin për kohezion dhe zhvillim rajonal të Sllovenisë, Aleksander Jevshek dhe me Zhill Kitell, udhëheqës i njësisë për Instrumentin e ndihmës aderuese dhe zgjerim, pranë Drejtorisë së përgjithshme për politikat rajonale të Komisionit evropian.
Siç njofton MÇE, në takimin me ministrin slloven Jevshek u diskutua për përgatitjen rrjedhëse të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me EUSAIR-in dhe për mbështetjen në kuadër të projektit të ri Facility Point.
Vëmendje e veçantë iu kushtua shkëmbimit të eksperiencave në fushën e bashkëpunimit territorial evropian dhe menaxhimit të programeve Interreg, si pjesë e përgatitjeve më të gjera për shfrytëzimin e fondeve të kohezionit dhe atyre strukturore të BE-së në të ardhmen.
Në takimin me Zhill Kitell u shqyrtuan të gjitha aspektet lidhur me kryesimin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut me EUSAIR-in, rrjedhën e përgatitjeve, koordinimin me palët e interesuara dhe mbështetjen nga Komisioni Evropian.
Për më tepër u hapën çështje lidhur me shfrytëzimin e resurseve financiare dhe njerëzore të disponueshme, si dhe nevojën nga planifikim i mëtejshëm për realizimin efektiv të prioriteteve në kuadër kryesimit.