Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot në Muzeun e Luftës Maqedonase mbajti fjalim në ceremoninë e hapjes së ekspozitës “100 raritete të sovranitetit rus”, e organizuar me rastin e festës shtetërore të Rusisë – Ditës së Unitetit Kombëtar.
Në fjalimin e tij para të pranishmëve, ministri i Kulturës Ismaili theksoi se ekspozita e sotme i demonstron, në praktikë, lidhjet e thella të Rusisë me vendet sllave, por edhe e konfirmon miqësinë ndërmjet të dyja vendeve tona, e cila është thellësisht e lidhur me afirmimin dhe ruajtjen e vlerave shpirtërore dhe aspiratave kulturore.
“Konsideroj se aktivitetet e tilla janë një mundësi e shkëlqyer për të thelluar bashkëpunimin institucional, por këto janë edhe një rast i vërtetë për t’i kuptuar më mirë të dyja kulturat”, tha ministri i Kulturës, Ismaili. Ai shtoi se Ministria e Kulturës është e përkushtuar thellësisht në avancimin e marrëdhënieve kulturore me Federatën Ruse, e cila është një mik dhe mbështetës i shkëlqyeshëm i vendit tonë.
“Jam i bindur se edhe në të ardhmen do të realizojmë edhe shumë projekte të tjera të përbashkëta me të cilat do ta konfirmojmë rëndësinë e kulturës”, tha Ismaili.
Në ekspozitën morën pjesë edhe Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut,Stevo Pendarovski, ambasadori i Federatës Ruse në vendin tonë, Sergej Bazdnikin, një numër i madh ambasadorësh dhe mysafirësh të tjerë.
Ekspozita është e organizuar nga Agjencia Federale e Arkivit, Arkivi Shtetëror i Federatës Ruse dhe Ambasada e Federatës Ruse në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Këto dokumente unike u prezantuan për herë të parë në ekspozitën e kushtuar 100-vjetorit të Shërbimit Shtetëror të Arkivit në Rusi, që u mbajt në Moskë në vitin 2018. Projekti ngjalli interes të madh në opinion pasi për herë të parë në një vend u grumbulluan burimet autentike të shkruara të cilat i pasqyrojnë fazat e ndryshme të afirmimit të sovranitetit rus.
Data 28.09.2026
Aktuale
- Shqiptarët e Teksasit protestuan në Austin në mbështetje të UÇK-së
- Mbyllet protesta e 121 kundër qeverisë/ Dorëheqja e Ramës, kërkesë e panegociueshme: Shqipëria kërkon revolucion
- Mexhiti uron Ditën e Boshnjakëve: Kultura dhe kontributi i tyre pasurojnë shoqërinë tonë
- 6 të arrestuar në Shkup, dyshohen për terrorizëm – dyshohet se u gjetën snajperë dhe flamuj të ISIS-it
- Mark Zuckerberg zbulon orën e veçantë të Rexhep Rexhepit
- “Ushtarët zëvendësohen, mbretëresha jo!”- Belinda Balluku ministre edhe pas shkarkimit, dëshmitë e drejtorëve për “shefen”: Të jetë mirë ajo, se i janë turr të gjithë! Bela po merret me avokatët, dosja është gati
- Skandali i SHISH/ “Tradhti kombëtare, Rama duhet të jepte dorëheqjen”, Aktivisti Ilir Xhemalaj: S’mund të na thotë hëngrën fiq e dardha. SPAK të veprojë, javën tjetër…
- “Erdhën studentët”/ Protestuesit mbushin Qytet Studentin: Kombi na thërret! Rama jep dorëheqjen!



