01 Janar
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe vizitoi ekipet mjekësore në Klinikën për Toksikologji dhe Qendrën e Emergjencave, të cilat ishin në detyrë gjatë natës së Vitit të Ri.
Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se gjatë vizitës mjekët theksuan se ende nuk kishte frekuencë të shtuar të pacientëve, por se ata janë të gatshëm në rast nevoje për ndërhyrje.
Ekipet e kujdesit shëndetësor sigurojnë kujdes shëndetësor 24-orë për qytetarët.

