Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku, sot dhe nesër merr pjesë në konferencën për eko-investime për cilësinë e ajrit në Sofje, e cila ka për qëllim t’i analizojë zgjidhjet eko-inovative për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Konferenca, siç informojnë nga Ministria, organizohet në kuadër të kryesimit bullgar me Këshillin e
Evropës dhe i mblodhi kompanitë dhe autoritetet publike të cilat tani më kanë arritur të zhvillojnë dhe të implementojnë teknologji të reja efikase ose modele inovative për biznes dhe menaxhim dhe ato të cilat kërkojnë zgjidhje dhe praktika të tilla. Ministri Duraku, siç informojnë nga kabineti i tij, në kuadër të vizitës ka realizuar takim pune me ministrin bullgar të Mjedisit Jetësor dhe Ujërave, Neno Dimov në të cilin diskutuan për mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në fushën e mjedisit jetësor midis dy ministrive. Interes i veçantë iu kushtua përvojave pozitive të Sofjes e cila ka vendosur sistem modern dhe të integruar për menaxhim me mbeturina komunale i cili i kënaq interesat e legjislacionit evropian për mbeturina.
Pas takimit ministri Duraku e ka vizituar ndërmarrjen e qytetit për menaxhim me mbeturina ku ka pasur takim me drejtorin e ndërmarrjes dhe dhe ekipin e komunës. Ngjarja është organizuar së bashku nga Drejtoria e përgjithshme e Komisionit Evropian për mjedis jetësor dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Ujit të Republikës së Bullgarisë.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Jahiji: Gara mes AKI-së dhe VLEN-it ka përfunduar më 18 tetor
- Mbi 500 vende të reja parkimi te Qendra Klinike në Shkup, dy kompani në garë për ndërtimin e garazheve
- (VIDEO) Promovohet “M shërbime”, letërnjoftimet dhe patentat në telefon
- Erion Veliaj kalon nga Durrësi në Fier: Çfarë fshihet pas këtij transferimi?
- (VIDEO) “Zhduken” 8 tonë lule kanabisi, padi për kompaninë dhe menaxherin e saj
- Haradinaj: Ne nuk do të nënshtrohemi para regjimit të Kurtit, mbështesim qytetarët në protestat e tyre
- (VIDEO) 187 prokurorë po zgjedhin shefin e ri të krimeve
- Policia publikon pamje nga arrestimi i Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt


