Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji priti në takim zyrtar një delegacion nga Turqis i kryesuar nga Sekretari shtetëror i Ministrisë së Drejtësisë z. Selahaddin Mentes.
Në këtë takim ministri Saliji i njohu mysafirët me punën e deritanishme të këtij dikasteri lidhur me reformat në drejtësi të cilat shihen si kusht i rëndësishëm në procesin euro-integrues të vendit.
Nga ana e tij z. Selahaddin Mentes shprehu konsideratë të larte lidhur me marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe kërkoi gjithashtu thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në interes të përbashkët për qytetarët e të dy vendeve.
Sekretari foli për thellimin e bashkëpunimit në sfera të ndryshme, ku vuri theksin në luftën kundër terrorizmit Të dyja palët diskutuan rreth çështjeve konkrete ku mund të fokusohet bashkëpu sferën e drejtësisë veçmas kur flitet për ekstradimin apo ndalimin e personave me precedent penal në vendin e tyre.
Takimi u mbyll në frymë miqësore mes dy palëve
Data 28.10.2026
Aktuale
- BOTA NË FOKUS | Përtej rrënojave të Gazës: Gratë që mbajtën gjallë historinë palestineze
- Kërkesa e pazakontë e Albert Sylajt para vetëdorëzimit
- Tensioni në Deçan: I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt refuzon dorëzimin
- Zbulohen lëvizjet e dyshuarit për vrasjen e Arlindës: Një situatë alarmante në Kosovë
- Kërcënimi i dyshuar: Vrasësi i Arlinda Zekajt kërcënon edhe policinë
- Aktivisti, Etrid Zifla ndan detaje nga takimi me kancelarin austriak: Kemi dorëzuar dosje me 140 video dhe foto të dhunës policore në protestë
- Presidentët e Iranit dhe Rusisë diskutojnë tensionet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe në Moskë
- Enver Hoxhaj: Ligji për Specialen, një gabim që duhet rregulluar


