Megjithëse ambicioze, Qeveria e Maqedonisë duhej t’i kishte sistematizuar 958 administratorët, por të njëjtit ende janë duke i nënshkruar kontratat për punë, kurse ka dy
muaj që ka nisur përpilimin e planit për realizimin e fazës së dytë – sistematizimin e administratorëve jo të përfshirë në fazën e parë. Procesi ka nisur që në mars, kurse që atëherë Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit nuk është deklaruar për procesin, shkruan Portalb.mk.
Nuk ka përgjigje për çështjet: Sa nëpunës shtetëror do të nisin me punë? Në cilat institucione do të nisin me punë? Çfarë lartësie të rrogës kanë marrë deri sa kanë ndenjur në shtëpi? Për sa kohë kanë marrë rrogë ? Çfarë niveli të arsimimit kanë?. Problemet me administratën kanë qenë edhe ndër kritikat më të mëdha të Komisionit Evropian dhe grupit të ekspertëve të Rejhard Pribesë gjatë viteve paraprake. Ata kërkuan departizim dhe sistematizim të administratës.
Mosprezenca e Likës – pengesë e realizimit të procesit të sistematizimit Supozimet janë se jotransaprenca dhe jollogaridhënia ka bllokuar procesin e sistematizimit
të nëpunësve shtetëror, sepse zëvendëskryeministri përgjegjës për këtë proces, Hazbi Lika nuk është aktiv në punët e Qeverisë dhe nuk është parë në konferencat më të rëndësishmen si: për 1 vjetorin e Qeverisë së Maqedonisë, për arritjen e marrëveshjes së emrit me Greqinë dhe gjatë nënshkrimit të saj në Prespë, dhe së fundmi, edhe pse paralajmëroi praninë e tij në konferencën Rose Roth, e njëjta u anulua në momentin e fundit.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Protestat e PDK-së: Çlirim Haziri reagon ndaj ligjit të Speciales
- Vuçiqi pranon humbjen: Studentët triumfojnë në zgjedhje
- Shaip Kamberi: Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin
- Miku i Edi Ramës në Beograd, autokrati i parë në Ballkan prej 14 vitesh, Aleksandar Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi
- Marine Le Pen nis fushatën për presidencën franceze
- Vuçiq e pranon: I humbëm zgjedhjet
- Motra deklaroi se Erjon Vishkullin e dërgoi në Itali familja, reagon vëllai: Kostot e mjekimit i mbuloi shteti
- Përtej protestave – Dr. Arben Ramkaj


