Ministrat e Jashtëm Austrisë, Sllovenisë dhe Republikës Ceke qëndruar për vizitë në Shkup nga ku përshëndetën planin e Portugalisë dhe Brukselit për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Tre shefat e diplomacive të vendeve anëtare kanë potencuar se hapja e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është prioritet strategjik i BE-së dhe se në qershor duhet të mbahet konferenca e parë ndër-qeveritare.
– Advertisements –
Për ne, anëtarësimi i plotë i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, por edhe të gjitha vendeve nga rajoni është interes strategjik. Është partner i yni më i afërt në aspektin ekonomik, politik, kulturor dhe mbi gjitha në aspektin njerëzor paraqet lidhje të hekurt mes nesh- deklaroi Aleksander Shallenberg, Ministër i Jashtëm i Austrisë.
“Ne do të jemi presidenca e ardhshme me Këshillin e BE-së për më pak se një muaj. Tema jonë kryesore në dhe e interesit më të lartë politik në agjendën tonë do të jetë Ballkani Perëndimorë. Ne do të hapim çështjen e Ballkanit Perëndimorë si përcaktim strategjik i BE-së- pohoi Anzhe Llogar, Ministër i Jashtëm i Sllovenisë.
Ne e vlerësojmë skajshmërish progresin e Maqedonisë së Veriut që ka bërë në procesin për bisedime me BE-në. Fillimi i negociata me Maqedoninë e Veriut është mese i nevojshëm dhe Çekia bashkë me Austrinë dhe Slloveninë dhe shumica e vendeve anëtare të BE-së janë mbështetësit kryesorë të iniciativës Portugeze për organizimin e konferencës së parë ndër-qeveritare në qershor”- tha Jakub Kulhanek, Ministër i Jashtëm i Çekisë.