Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se ka inspektuar punimet në rrugën “7 korriku” në Seravë.
Sipas tij ky projekt do të përmirësojë infrastrukturën dhe do të lehtësojë qarkullimin për banorët e kësaj zone.
“Pash nga afër asfaltimin e rrugës “7 Korriku” në Seravë, ku po realizohen punime në një hapësirë prej 630 m². Ky projekt do të përmirësojë infrastrukturën dhe do të lehtësojë qarkullimin për banorët e kësaj zone.
Ky investim është dëshmi e përkushtimit tonë për të sjellë zhvillim dhe kushte më të mira jetese për çdo familje. Hap pas hapi, po e ndryshojmë realitetin në lagjet tona, duke e bërë Seravën dhe gjithë komunën me infrastrukturë moderne, ku banorët ndihen më afër institucioneve që punojnë për ta”, ka shkruar Mexhiti.
Data 21.10.2026
Aktuale
- Nuk i pamë, derisa dolën përballë nesh
- Sekretari Rubio: Presidenti rus Putin mund të marrë pjesë në samitin e G20 në Miami
- 11 vite kimioterapi për një kancer që nuk e kishte: Historia e një nëne
- Rama kritikon Abdixhikun: Koha për ndryshim në LDK
- BIRN: Dhuna ndaj të miturve vë në pikëpyetje reagimin e policisë gjatë protestave
- Përplasje në OKB: Konjufca dhe Gjuriqi debatojnë mbi drejtësinë dhe krimet në Kosovë
- Përplasje e rëndë në Shkup, një veturë përfundon në barrierën e betonit
- Alarm për shtrenjtimin e ushqimeve në vitin 2027, rrezikohet edhe Maqedonia



