Antonio Milloshovski, nga foltorja e Kuvendit potencoi se programin e ri Qeveritar të Zaevit po ta lexonte Babadimri do të kishtë më pak premtime.
“Kur ti tregojnë projektet nga foltorja tingëllon shumë bukur. Sipas meje, Qeveria e re do ti ketë tre karakteristika selektive të së drejtës, bashkëjetesën ndëretnike, ekonominë dhe kredin. Mbrenda ka njerëz të cilët janë të falur dhe të korruptuar. Kemi kandidat për kryeministër, të cilin e kemi dëgjuar në gjykimin e rastit “Mitmarrje”. Sa më pak projekte të realizuara nga ju, aq më shumë do të shpërthej dëshira për revanshizëm” theksoi Milloshovski.
Sipas tij , në vitin 2006 qeveria pati trashëguar nivel të papunësisë prej 38% ndërsa sot kjo shifër është ulur në 27%.
Duhet të vazhdojë të zvogëlohet papunësia. Kemi mandatar i cili ka ngritur padi kundër Bujar Osmanit, kurse tani i njejti do të jetë ministër në qeverinë e re, u shpreh Milloshovski. /Almakos