20 Nëntor 2018 / 21:53
Pikërisht kjo është dhomë që është përgatitur për Mijallkovin. Njerëzit të cilët janë të dënuar dhe presin sistemim, ndajnë një banjo që është në gjendje të keqe dhe një tualet me kushte edhe më të këqija.
Udhëheqësi i sektorit për ri-socializim, Marijan Joshevski ditë më parë tha për Alsat se ai është i prerë- gjatë ardhjes së të dënuarve në Shutkë, statusi shoqëror që e kanë në liri nuk është më i vlefshëm. Pas portës së burgut, në fuqi hyjnë rregullat e burgut. Ish funksionarët e lartë nuk do të kenë trajtim VIP në burg. Nuk do të vendosen në të ashtuquajturat “dhoma të Hagës” të cilat sipas kritereve të burgut ofrojnë më shumë luks dhe komoditet.
Loading…


