Kryeministri Hristijan Mickoski sërish kërkoi nga prokurorit publik të shtetit Lupço Kocevski që të japë dorëheqje pasi sipas tij, ka pasur kohë dhe mundësi të mjaftueshme që të tregojë profesionalizmin e tij por nuk e ka bërë.
HRISTIJAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR I RMV-SË
“Nuk do të komentoja më, e tha qartë Qeveria, kishte mjaft mundësi të tregohej si luftëtar i pakompromis për drejtësinë dhe kundër atyre rasteve kur kemi dyshim të bazuar për krim, por me sa duket justifikimet dhe blerja e kohës janë tipare të karakterit të dikujt, andaj mendoj se kishte kohë të mjaftueshme për të treguar, për fat të keq, nuk e arsyetoi këtë besim dhe tani Qeveria ka nisur proces. Sot isha në Kuvend, ai proces filloi në Kuvend dhe aty do të përfundojë, kështu që mendoj se do të ishte e ndershme dhe e virtytshme që ai të tërhiqej për të shkurtuar këtë periudhë që të mund të zgjedhim prokuror që do të jetë luftëtar i pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit në Maqedoni”, deklaroi Hristian Mickoski- kryeministër.