Kryeministri Hristian Mickoski duke komentuar vendimin që duhet të merr Gjykata Kushtetuese lidhur me ligjin për Gjuhet dhe akuzat e BDI, thotë se BDI po kritikon gjykatësit të cilat I ka zgjedhur vet kur ishë pjesë e pushtetit. Ndërkaq, sa I përket sigurisë në vend, ai njoftoi se nuk ka asnjë rrezik të mundshëm dhe as nuk do të lejojmë të ketë.
“Ata janë gjykatës të kushtetueses që janë zgjedhur nga shumica që udhëhiqej nga LSDM-BDI. Tani as që I njoh ata gjykatës, e as që e di se kush janë, përkundrazi disa prej tyre I kemi sulmuar. Por, të presim le të vijë 11 dhjetori, të shohim se si do të jenë zhvillimet por, shqetësimet tuaja janë në rregull, se përse gjykatësit e zgjedhur nga BDI dhe LSDM tani sulmohen nga këto dy parti, kurse kur bëhet fjalë për mbrojtjen e kriminelëve atëherë këto prokurorë dhe gjykatës mbrojnë të njejtën, është paksa e çuditshme kjo, por koha do të tregojë” – tha Mickoski.
S’ka rrezik për sigurinë e vendit, e as që kemi lejuar të ekzistojë, kemi paralajmëruar se ka përpjekje që të cënohet siguria, ka disa vende ku takohen individë, që duan të shkaktojnë tensione të sigurisë, dhe ne si qeveri do të bëjmë gjithçka që ta garantojmë sigurinë, posaçërishtë tani, në kushtet kur të gjithë indikacionet ekonomike flasin për nivelin e investimeve të huaja pagave në rritje rritje e BPV-së. Ne jemi të vetëdishëm se këto elemente duan të na tërheqin prapa por qytetarët të jenë të sigurtë dhe se jemi duke analizuar shumçka dhe bisedojme me partnerët tanë strategjik, as ata e as qeveria nuk do të lejojmë të ketë problem me sigurinë.