Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me përshtypjet nga vizita në SHBA dhe kontaktet e realizuara politike dhe ekonomike, deklaroi se ka mbetur jashtëzakonisht i kënaqur nga vizita.
“Vizita ishte jashtëzakonisht e dobishme, e frytshme dhe pres që në periudhën e ardhshme rezultatet të jenë të dukshme, intensive dhe të mëdha. Ajo që shpesh e them, do ta përsëris edhe tani. Ne do ta zhvillojmë betejën tonë në shtëpi, për projekte të tilla, për infrastrukturë të mirë, për çerdhe të reja, për shkolla të reja, për një ekonomi më konkurruese, për një shëndetësi më cilësore, për një arsim më të mirë, dhe kështu me radhë. Këto janë çështje që do t’i zgjidhim në vend dhe atë betejë do ta zhvillojmë dhe do ta fitojmë.
Por gjithashtu duhet të fitojmë edhe në Uashington, në Nju Jork, në Bruksel, në Romë, në Paris, në Londër, në Berlin, kudo dhe në metropole të tjera të botës. Dhe duhet të jemi sa më të zëshëm dhe të paraqesim sa më shumë argumente tek bashkëbiseduesit tanë, për çështjen maqedonase, për të gjitha sfidat që janë përpara nesh, por edhe për ato që kemi lënë pas. Dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur. Rezultate të menjëhershme nuk ka, por e rëndësishme është që gjithçka që po bëjmë, po e bëjmë ekskluzivisht për interesin e qytetarëve dhe të atdheut tonë të vetëm”, ka deklaruar Mickoski.
Data 04.10.2026
Aktuale
- Qeveria e Jemenit nis operacione të gjera ushtarake për të rimarrë territoret e kontrolluara nga Huthit
- Dronët në rrezik: Ukraina prezanton teknologjinë revolucionare për shkatërrimin e kabllove
- (VIDEO) Për çdo vit nga 1000 raste të reja me kancerin e gjirit, paralajmërohet koncept i ri i skriningut
- VLEN: Me Jakup Huseinin në krye të Bërvenicës, synojmë komunën e 11-të
- (VIDEO) Bit Pazari me pamje të re, buldozerët rrënojnë tezgat e vjetra
- Kushtrimi merr Aurorën në Nekoc, sonte dasma me shumë të ftuar
- (VIDEO) Për çdo vit nga 1000 raste të reja me kancerin e gjirit, paralajmërohet koncept i ri i skriningut
- “Pushteti i Ramës po dobësohet” – Media spanjolle jehonë revoltës në Shqipëri: Korrupsioni dhe protestat vënë kryeministrin nën presion. Balluku akuzohet për 190 mln € abuzime, skandali i Vlora Hysenit…



