Nga Qeveria bëjnë të ditur se Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, sot ka zhvilluar takim koordinues me ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi dhe me drejtorin e Inspektoratit të Tregut, Vllatko Stojanoski, transmeton TV21. Siç theksojnë nga Qeveria, gjatë takimi është diskutuar për veprimet e deritanishme të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse dhe analiza e detajuar për të gjitha subjektet e regjistruara si kabare, diskoteka, klube nate. Tutje bëjnë të ditur, se që nga dita e nesërme do të fillojë kontrolli në terren i të gjithë subjekteve.
“Gjithashtu, ju informojmë se gjatë ditës së nesërme do të fillojë kontrolli në terren i të gjithë subjekteve, pas së cilit do të dalim me informacione të detajuara”, theksojnë nga Qeveria.