Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës patëm takime vërtet domethënëse që zgjatën më shumë se një orë e gjysmë, ku mundëm t’i prezantojmë prioritetet tona si Qeveri, cilat janë potencialet e vendit, por në në të njëjtën kohë edhe sfidat me të cilat u përballëm në të kaluarën dhe me të cilat do të përballemi në të ardhmen. Mendoj se kemi dërguar mesazh se kjo Qeveri, si partner strategjik i SHBA-së, synon t’i forcojë lidhjet mes dy vendeve edhe më tej dhe në një nivel edhe më të lartë dhe kjo nënkupton një të ardhme të sigurt për qytetarët e Maqedonisë, tha kryeministri Hristijan Mickoski.
Ai sonte në një intervistë për ditarin e RTVM-së, duke folur për takimet që ka pasur gjatë qëndrimit në Uashington me rastin e inaugurimit të presidentit amerikan, Donald Tramp, ka thënë se është takuar me njerëz që janë “zëra” në rrethin e Presidentit Tramp, disa prej tyre janë treguar në opinion përmes takimeve zyrtare që janë paralajmëruar përmes njoftimeve të Qeverisë, por theksoi se qytetarët e Maqedonisë për disa nga takimet do të mësojnë në mënyrë plotësuese, sepse ata ende nuk janë emëruar dhe janë të rëndësishme për ne si shtet.
“Për shkak të kushteve atmosferike, u vendos që eventi të kishte disa vazhdime, pra disa ngjarje. E para ishte në Kongres, ku morën pjesë kongresmenë dhe senatorë, në aktivitetin e dytë Presidenti Tramp mbajti një fjalim, së bashku me bashkëpunëtorët e tij më të afërt, unë isha në një seksion të veçantë me kryetarin e Partisë Republikane, i cili mori pjesë me familjen e tij. Për ne si shtet i vogël dhe për mua si kryeministër ishte një nder i madh të isha i pranishëm në atë ngjarje”, tha Mickoski.
Ai theksoi takimet me Dan Bongino dhe Devin Nunes, të cilët, siç tha, janë “zërat” më të mëdhenj në rrethin e ngushtë të Presidentit Tramp, njerëz jashtëzakonisht të afërt, mendimet e të cilëve kanë shumë rëndësi për presidentin amerikan.
“Dëshiroj të them se duhet t’i rregullojmë gjërat që në fillim të administratës së Trampit dhe do të thoja që nuk keni kurrë një shans të dytë për një përshtypje të parë. Është shumë e rëndësishme të lëmë një përshtypje të parë dhe të jemi këtu që në fillimet e funksionimit të kësaj administrate dhe mendoj se ia dolëm. Në periudhën në vijim do të publikojmë edhe shumë nga ato takime, si dhe rezultatet e gjithë kësaj. Mendoj se kemi dërguar mesazh se kjo Qeveri si partner strategjik i SHBA-së synon t’i forcojë edhe më shumë lidhjet mes dy vendeve dhe në një nivel edhe më të lartë”, ka shtuar Mickoski.
Ai përmendi edhe takimin që ka pasur me Kris Pavlovskin, pronarin e kompanisë Ramble, me diasporën e Maqedonisë, si dhe me ish shefin e Shërbimit të inteligjencës Kombëtar, Riçard Grenell, gjatë të cilit, ndër të tjera, është biseduar edhe për sfidat në Ballkan.
I pyetur për qëndrimet e opozitës, Mickoski theksoi se opozita nuk e sheh thelbin, që është se ajo që ndodhi në Uashington janë momente që mund të jenë vendimtare për të ardhmen e vendit tonë.