Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka dënuar ashpër thirrjet ksenofobike dhe anti-shqiptare që janë dëgjuar gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, të zhvilluar në Kumanovë.
Mickoski theksoi se bëhet fjalë për një grup të vogël personash, të cilët, sipas tij, nuk kanë pasur përkrahje nga të pranishmit në sallë.
Ai tha se gjatë kohës që ndodhej aty, nuk i kishte vërejtur këto thirrje, por megjithatë shprehu qëndrim të qartë kundër çdo forme të nacionalizmit dhe urrejtjes etnike.
“Për të qenë i sinqertë, përderisa isha aty, as që i vura re këto brohoritje, sepse bëhej fjalë për një grup të vogël. Megjithatë, dënoj fuqishëm çdo formë nacionalizmi dhe ksenofobie – jo vetëm në këtë ndeshje, por edhe në përballjen mes Maqedonisë dhe Rumanisë. U bëj thirrje tifo-grupeve që të përkrahin ekipin e tyre në mënyrë sportive, me dinjitet dhe respekt për kombëtaren tonë,” tha Mickoski.
Ai shtoi se Qeveria e tij nuk do të tolerojë sjellje të tilla dhe se çdo incident i kësaj natyre do të jetë objekt hetimi dhe ndëshkimi, pavarësisht nga origjina apo përkatësia e autorëve.
“Edhe një herë e përsëris: absolutisht i dënoj sjelljet ksenofobike dhe brohoritjet nacionaliste të disa personave që nuk gjetën mbështetje nga asnjë prej të pranishmëve në sallë,” përfundoi Mickoski.
Data 15.02.2026
Aktuale
- Rama paralajmëroi ndryshime ligjore pas pezullimit të Ballukut, Berisha: I tmerruar nga ultimatumi i Brukselit, përpjekjet e fundit për të krijuar mburojë për veten
- Përmbyten disa vendbanime në Komunën e Sarajit, Elmazi: Ekipet janë në terren
- Gjatë Ramazanit do të hapen dyert e xhamisë më të madhe në Maqedoninë e Veriut
- Çfarë kanë këta që janë hedhur në sulm!
- LSDM: Sulmet e Vuçiqit ndaj Shekerinskës janë poshtëruese dhe pa argumente
- Elmazi pas vërshimeve në Saraj: Po punojmë intensivisht për ta menaxhuar situatën, qytetarët të shmangin zonat e rrezikuara
- Ndotja e ujit të pijshëm në Strugë, Qyra: Nesër do të bëhet analizë dhe do të zbulohen shkaqet e ndotjes
- Reshjet intensive përmbytin Bukoviçin, Arnaqin dhe Semenishtin në Saraj


