Kryeministri Hristijan Mickoski i ka dalë në mbrojtje drejtorit të ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovskit duke thënë se ai thuajse tërë karrierën e punës e ka kaluar në shërbimet e sigurisë. Mickoski njoftoi se në të kaluarën kur Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim është shndërruar në Agjenci për Siguri Kombëtare, ka pasur keqpërdorime të shumta për interesa politike dhe partiake, dhe për të njëjtat do të informojë së shpejti.
“Ka mjaft struktura të frikësuara. Kanë për çfarë të frikësohen, të cilët janë pjesë e pushtetit të kaluar. Edhe në Agjencinë për Zbulim edhe në Agjencinë për Siguri Kombëtare. Kanë për çfarë të frikësohen, ndërsa në periudhën që vijon, na ndiqni dhe do ta mësoni të vërtetën”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryeministër. /Alsat.mk