Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, nga Çarshia e Vjetër në Shkup, ka deklaruar se edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, por edhe LSDM po ikin nga BDI-ja, për shkak siç tha ai, se është e korruptuar.
“Pra gjithë janë dakord se problemi ka emër në këtë shtet dhe ai është Bashkimi Demokratik për Integrim. Ne edhe më tej do shkojmë me fushatë pozitive, për ta promovuar kandidatin tonë Arben Taravari, ndërsa sa i përket zgjedhjeve parlamentare, aty fokusi jonë do të jetë në promovimin e programit tonë zgjehndor, idetë tona, zgjidhjet tona, normal edhe si opozitë duke tentuar t’i deshifrojmë dhe paraqesim gjitha anomalitë e qeverisë”, ta Izet Mexhiti, nga koalicioni i VLEN-it raporton SHENJA.
Mexhiti tha se do të jenë fitues të zgjedhjeve dhe pastaj do të ulen me ata që dëshirojnë të bëjnë qeveri për të diskutuar pikat të cilat i dallojnë dhe programin, ku shtoi, se integrimi është një nga pikat kryesore të tyre. /SHENJA/
Data 18.04.2026
Aktuale
- Këmbimi valutor 18 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
- Mëkati i filozofisë perëndimore dhe varrimi i një qytetërimi
- Pasuria qindra mijëra eurosh e deputetes Edona Llalloshi: Vetura, banesa dhe kursime!
- ASH-Taravari: Shqipja hiqet nga institucionet, VLEN-i në heshtje
- Digjen pesë automjete nën Kalanë e Shkupit pranë Vardarit
- “PD do hidhet në veprimtari shumëplanëshe”- Berisha: Jemi në analiza dhe zgjedhje, por nuk na pengon ta mbajmë dhe kryengritjen paqësore!
- Zekolli: “Korridori 8” patjetër do të lidhet me Shqipërinë
- Digjen pesë automjete nën Kalanë e Shkupit pranë Vardarit


