Kandidati i VLEN-it, për komunë e Çairit, Izet Mexhiti ka deklaruar sot se kjo komunë ka nisur një prej transformimeve më të mëdha urbane në historinë e saj.
Sipas tij, çdo ndërtesë që nuk ka efikasitet energjetik do të ketë mundësinë të aplikojë për subvencionim dhe të fitojë një fasadë të re, funksionale dhe energjetikisht efikase.
“Ky projekt sjell: Banesa më të ngrohta në dimër dhe më të freskëta në verë;
Ulje të dukshme të faturave të energjisë;
Përmirësim të drejtpërdrejtë të buxhetit familjar, një pamje të re dhe moderne për komunën.
Projekti mbështetet nga katër masa konkrete:
Fond komunal për efikasitet energjetik, me ndihmë të posaçme për pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulëta.
Shkolla të gjelbra, me panele diellore, izolim dhe kushte bashkëkohore për nxënësit.
Ndalim i ndërprerjes së energjisë për kategoritë e ndjeshme, i garantuar me ligj.
Mbështetje për komunitetet energjetike, për prodhim dhe përdorim të përbashkët të energjisë diellore.
Ky nuk është premtim, por plan i qartë dhe i zbatueshëm, i cili nis menjëherë dhe do të sjellë ndryshime të verteta, e që do të ndjehen e shihen në çdo lagje dhe çdo shtëpi të Çairit”, ka deklaruar Mexhiti.
Data 15.11.2026
Aktuale
- Adelina shfaqet zonjë e rëndë në postimin e fundit
- Vuçiq: Pse Albin Kurti e ndalon hyrjen time në Kosovë?
- Ish-ministri Astrit Haraqija nën akuzë për trafikim të kokainës
- “My love”, Big Mama na njofton me dashninë e saj
- Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin: E vrau dhe trupin e hodhi në pyll për ta shqyer kafshët!
- (VIDEO) Qytetarët ankohen për paga të ulëta, ministria e Ekonomisë: Çmimet janë stabile
- Irani akuzon mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së se ndikohet nga SHBA-ja dhe vendet evropiane
- Tragjedia në Prizren: Një person i gjetur pa shenja jete në shtëpi



