Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka deklaruar se nuk ka asgjë kundër që pr/ligi për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të dërgohet në Komisionin e Venecias. Mexhiti nuk tregoi se çfarë do të përfshijë ligji, ndërsa tha se duhet të kihet kujdes në kategorinë kushtetuese të përfaqësimit të drejtë.
“Çfarë do të përmbajë, nuk mund të themi, por mund t’iu them që do të ketë debat publik, ku do të përfshihen në mënyrë inkluzive akademikë nga të gjithë universitetet, profesionistë nga kjo sferë, të gjithë në funksion që të jetë zgjidhje më e mirë, afatgjate dhe zgjidhje që nuk do të mund nesër ose pasnesër të kontestohet nga dikush. Dmth duhet të kemi kujdes në kategorinë kushtetuese përfaqësim i drejtë, por njëkohësisht të mos vijmë ndesh me Kushtetutën dhe nesër pasnesër të na ndodhë kjo situatë”, ka deklaruar zv/kryeministri Izet Mexhiti.
Data 19.05.2025
Aktuale
- Ganiu: Kanë ardhur me polici dhe duan ta konfiskojnë kamionin për mbledhje të mbeturinave! Ishin 530 kontejnerë, tani ka vetëm 320
- Zjarr në një objekt hotelerie në lagjen Lisiçe, lëndohet pronari
- Filipçe: Këtë javë do të takohem me Arben Taravarin
- Lëndohet me një mjet të qelqtë një i dënuar në Idrizovë
- Logos – A dhuron 700 libra për UNT – literaturë bashkëkohire për studentetët dhe stafin akademik
- Pësoi dëmtime në kokë dhe trup pasi u rrëzua nga çatia e kishës, prifti transportohet me helikopter në Tiranë
- Mickoski: Brenda javës do të takohem me liderët e VLEN-it, shumë gjëra do të jenë të qarta
- Nën kërcënim në një farmaci në Bit Pazar, një person i merr paratë punonjëses