Zv/kryeministri Izet Mexhiti, ka shkruar se sot Komisioni Statutor-Ligjvënës konstatoi se kërkesa e grupit parlamentar të koalicionit VLEN për interpretim autentik të ligjit për lojërat e fatit është e arsyeshme.
“Njëzëri, nga ana e të gjithë deputetëve të pranishëm u verifikua mendimi i Ministrisë së Financave që kishte konstatuar arsyeshmërinë e kërkesës sonë.
Me këtë u vërtetua dyshimi ynë se janë bërë abuzime nga ana e lotarisë me dhënie të liçencave në mënyrë joligjore. Për këtë normalisht, ato që kanë dhënë firmat e tyre për dhënien e liçencave duhet të përgjigjen.
Kjo së shpejti do të konfirmohet edhe nga ana e Kuvendit, me çka do plotësohen kushtet për mbylljen e lojërave të fatit online.
Larg lojërat e fatit nga shtëpitë tona!”, ka shkruar Mexhiti.
Data 05.09.2026
Aktuale
- Kremlini: Putin urdhëron ndërprerje 3-ditore të sulmeve ndaj Kievit përpara vizitës së të dërguarve amerikanë
- Zejd Rexhepi: Shifrat demografike e demaskojnë Qeverinë – po shkelen të drejtat e shqiptarëve dhe gjuha shqipe
- Kina përcakton planin e ri pesëvjeçar për shndërrimin në një fuqi sportive
- Zejd Rexhepi: Shifrat demografike e demaskojnë Qeverinë – po shkelen të drejtat e shqiptarëve dhe gjuha shqipe
- (VIDEO) Gjeografia sërish me gabime, nxënësit e klasës së shtatë në RMV mësojnë të pavërteta për Kosovën
- Aksident i rëndë në rrugën drejt Bllacës, raportohet për të lënduar
- Joz Marku u gjet i fshehur në tualetin e banesës së shokut të tij në momentin kur u arrestua
- Privohen nga liria dy persona në Kavadar, policia gjeti drogë dhe para



