Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi, u prit nga Presidenti i Republikës, Filip Vujanoviç, i cili shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë dhe në veçanti për rati䙅kimin e protokollit të aderimit të Malit të Zi në Traktatin e Atlantikut Verior nga Kuvendi i Shqipërisë me 23 qershor. Kryetari i Kuvendit Meta dhe Presidenti Vujanoviç vunë në dukje se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi janë të shkëlqyera dhe shërbejnë si një model për të gjithë rajonin.
Në këtë kuadër, bashkëpunimi mes dy parlamenteve është shumë i rëndësishëm dhe duhet përqendruar në avancimin e proceseve integruese euro-atlantike si dhe në mbështetje të të dy qeverive reciproke për zgjerimin e shkëmbimeve ekonomike e tregtare.
Meta theksoi se marrëdhëniet vëllazërore që ekzistojnë sot mes dy vendeve tona re䘀ektojnë transformimet e mëdha që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit, dhe në këtë drejtim shqiptarët gëzohen me progresin e Malit te Zi dhe me ndryshimet rrënjësore në
marrëdhëniet tona. Në këtë drejtim, u shpreh Meta, njëkohësisht me projektet infrastrukturore dhe energjetike rajonale si Korridori Blu apo zgjatimi i Gazsjellësit TAP drejt Malit të Zi, Kroacisë e Bosnjës që kanë rëndësi strategjike për të gjithë kontinentin, dy vendet tona duhet të avancojnë me përmirësimin e infrastrukturës ndërku䘀쐂tare dhe parqeve natyrore, si dhe të punojnë për
krijimin e një tregu të përbashkët për të ardhmen. Gjatë takimit me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta preku edhe çështjen e pakicës nacionale shqiptare të Malit të Zi. Duke vlerësuar vëmendjen e merituar deri më sot prej autoriteteve malazeze ndaj pakicës autoktone shqiptare, Meta nënvizoi se duhen gjetur zgjidhje konkrete edhe për ato çështje të
mbetura që shqetësojnë këtë pakicë, zgjidhje që duhet t’i shërbejnë jo vetëm ndjeshmërive dhe nevojave ekonomike e sociale të komunave lokale, por njëkohësisht edhe forcimit të mëtejshëm demokratik e euro-atlantik të Malit të Zi.
Data 20.03.2026
Aktuale
- LSDM: Raporti i “Freedom House” tregon qartë se me VMRO-DPMNE-në liria e mediave po përkeqësohet
- U arrestua dy ditë më parë, vdes në Burgun e Sigurisë 41-vjeçari, ja çfarë dyshohet
- Reagim i Grupit për Prodhimin e Cigareve dhe i Shoqatës së Prodhuesve të Duhanit dhe Produkteve të Duhanit pranë Dhomës Ekonomike të Maqedonisë mbi tekstin paraprak të ligjit për mbrojtjen nga duhani
- Shtëpi në pronësi me vetëm 10% pjesëmarrje:Kredi banimi nga UNIBanka me interes fiks deri në 12 vjet
- SHBA-ja godet rrjetin kibernetik iranian, Shqipëria mes vendeve të shënjestruara për shkak grupit opozitar MEK
- Krerët e Maqedonisë së Veriut urojnë Fitër Bajramin
- ESHS: Në Maqedoninë e Veriut, gratë jetojnë rreth 4.4 vjet më shumë se burrat
- Rritja e çmimit të naftës, qeveria vendos të ringrejë Bordin e Transparencës, ministrja e Ekonomisë: Ulim me 20% edhe akcizën

