21 November
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, pret që Maqedonia të bëhet pjesë e NATO-së në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Por që kjo të ndodh, presidenti Meta thotë se politikanët e vendit duhet të angazhohen maksimalisht në 4 muajt e ardhshëm, të cilët ai i vlerësoi si vendimtare në rrugën drejt integrimeve. Në intervistën për emisionin 200, i cili transmetohet sonte në orën 22 e 30 Meta ndër të tjera tha se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të kontribuonte në rritjen e sigurisë në rajon.
Sipas vlerësimeve të mija, 3-4 muajt e ardhshëm janë vendimtarë, për të realizuar një sukses cilësorë për Maqedoninë dhe për të gjithë rajonin tonë. Nëse udhëheqësit e institucioneve të Maqedonisë dhe të gjithë forcave politike do të qëndrojnë të përqendruar pavarësisht diferenca që mund të kenë në këtë prioritet. Unë do të isha shumë optimist që kjo çështje do të mund të merrte një zgjidhje brenda gjysmës së parë të vitit të ardhshëm – u shpreh Ilir Meta, President i Shqipërisë.
Alsat-M

