Një mësues i edukatës fizike të një shkollë fillore në Prilep është kapur mbrëmjen e sotme nga efektivët e policisë me një sasi të konsiderueshme droge. Bëhet fjalë për një 54-vjeçar nga Prilepi me inicialet V.A. Aktualisht i ndaluari po mbahet në ambientet e stacionit policor të Prilepit deri në shqiptimin e masës paraprake.
“Me datë 22.03.2023 në orën 18:20 në Prilep nga zyrtarë policorë e SPB Manastir, zyra e jashtme për punë kriminale në Prilep, gjatë kontrollit që i është ushtruar shtetasit V. A. (54) nga Prilepi, i është gjetur një sasi e konsiderueshme droge. Personi në fjalë është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të ngjarjes do të vijojë kallëzimi përkatës”, njoftoi policia.
Kujtojmë se para disa ditësh, po ashtu në një aksionin policor është arrestuar edhe një mësues tjetër i një shkolle fillore në komunën e Aerodromit, të cilit i është konfiskuar drogë.