Partitë politike parlamentare, veçmë kanë vendosur se kush do të jenë përfaqësuesit e tyre në Komisionin Shtetëror të zgjedhjeve, edhe pse deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, i cili njëkohësisht është edhe kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime, ende nuk po e cakton seancën. Sipas burimeve partiake, TV SHENJA jozyrtarisht mëson se BDI-në në KSHZ do ta përfaqësojë Ditmire Shehu, juriste nga Gostivari, e cila për një kohë të gjatë ka punuar edhe në kabinetin e ish-kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta. Ndërsa burimet partiake nga LSDM kanë informuar se ata në KSHZ do tu besojnë ish-kryetarit të këtij trupi zgjedhor Boris Kondarko, por edhe Janakie Vitanovskit dhe Radica Risteska. Sipas informative të dala nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE, ata për kryetar të Komisionit shtetëror të Zgjedhjeve do të propozojnë Oliver Derkovskin, ish deputet i kësaj partie, ndërsa Svetllana Karapetrovën si anëtarë të tyre. Ende nuk ka emër konkret nga opozita shqiptare, ku Aleanca për Shqiptarët dhe krahu i Bilall Kasamit po negociojnë që të kenë emër të përbashkët. Në konkursin për kandidat për anëtarë të përkohshëm të KSHZ-së kanë konkuruar 41 persona. Por edhe përkundër vendimit të partive më të mëdha për emrat e anëtarëve të rinj të KSHZ-së, kryetari i Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërim, Ilija Dimovski, ende nuk ka dhënë asnjë sinjal se kur do të mbahet seanca për votimin e emrave të cilët më pas do t’i përcillen Kuvendit për miratim në seancë plenare. Jozyrtarisht mësohet se shkak për zvarritjen e kësaj mbledhje nuk janë më mosmarrëveshjet për emrat e anëtarëve të rinj të KSHZ-së, por kërkesat që tejkalojnë këtë temë. Burime partiake thonë për televizionin Shenja se VMRO-DPMNE kushtëzon zgjedhjen e komisionerëve të rinj me kërkesa të tjera që kanë të bëjnë me organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Një nga kërkesat kryesore të opozitës maqedonase është që rregulla e vendosur në marrëveshjen e Përzhinos e që u zbatua edhe në zgjedhjet e kaluara të vlejë edhe gjatë cikleve të ardhshme zgjedhore. Konkretisht, VMRO-DPMNE kërkon që 100 ditë para zgjedhjeve të formohet Qeveri teknike, ndërsa opozita të emërojë kryeministrin teknik dhe disa ministra, siç emëroi LSDM para zgjedhjeve të kaluara kur drejtonte tre ministri. Gjithashtu VMRO-DPMNE ka parashtruar kërkesa të reja edhe për financimin e partive politike, si dhe për aspekte të tjera që kanë të bëjnë me organizimin e zgjedhjeve. Por burime jo zyrtare thonë se shumica parlamentare kë edhe një mundësi për të evituar kushtet e VMRO-DPMNE-së dhe për të kompletuar KSHZ-në. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe shumica e anëtarëve të komisionit për zgjedhje dhe emërim kanë mundësi të thërrasin mbledhje nëse këtë nuk e bën kryetari i komisionit Ilija Dimovski dhe në atë seancë të miratojnë listën e plotë të anëtarëve të KSHZ-së të cilën e kanë definuar tanimë partitë më të mëdha.
Data 08.02.2025
Aktuale
- Pas më shumë se tre javë negociatash mes palëve rivale, formohet qeveria e re në Liban
- Angellovska-Bezhoska: Rezervat devizore janë më të larta në krahasim me periudhën para pandemisë
- (VIDEO) Zgjedhjet në Kosovë – Mexhiti mbron Kurtin, Ahmeti thotë se po e dëmton Kosovën
- Sara çmendet rrjetin me fotot e fundit në bikini
- E rëndë në Korçë, një person aksidentohet për vdekje në guroren ku punonte!
- LSDM kërkon nga Qeveria ndërprerje urgjente ose të ulë TVSH-në për ngrohje dhe rrymë
- Sondazh i “Llokallno.mk”: Qytetarët e Shkupit të pakënaqur me kryetaren aktuale, matet edhe rejtingu i kandidatëve potencialë për Shkupin
- VMRO: Qeveria punon në drejtim që Maqedonia të jetë vend me sektor të qëndrueshëm energjetik