Marjus Dema shtë rikthyer në vendin e krimit. Nën shoqërinë e policisë ai ka shkuar edhe njëherë në vendin ku qëlloi për vdekje shokun e tij, Mehmet Qema. Ai ka shkuar dhe ka treguar se si ka rrjedhur ngjarja dhe se ku është hedhur arma e krimit.
Në dëshminë e tij të parë në polici, Dema është shprehur se nuk e dinte që arma ishte e mbushur në momentin që ia ka drejtuar Qemës. Duke qarë me ngashërim, ai u shpreh se më shumë i vinte keq për shokun që vrau se për burgun që do të bëjë.



