Kancelarët e Gjermanisë dhe Austrisë, Angela Merkel dhe Sebastian Kurz, theksuan se ata janë dakorduar mbi nevojën për të monitoruar nga afër procesin e Berlinit për afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE.
“Këto vende duhet të kenë ende një perspektivë evropiane”, tha Merkel pas takimit të sotëm me Kurtz.
Kurz, i cili sot bëri udhëtimin e tij të parë në Berlin, shtoi se BE duhet të rrisë praninë e saj në Ballkan./Almakos