Debar maalo, Qendra Tregtare, Leptokaria, Rruga “Maqedonia” në Shkup, Shirok Sokak në Manastir, kafene të njohura në mbarë Maqedoninë janë lokacionet ku është vërejtur manipulimi i orëmatësit në distancë. Bëhet fjalë për kompani që shpenzojnë disa mijëra euro në muaj për energjinë elektrike. Vetëm një furrë buke ka vjedhur po aq energji elektrike sa një fshat i tërë.
EVN ua ka ndalur rrymën 10 objekteve që kanë bërë manipulime të tilla. Për shkak të frikës nga kërcënimet, ndonjëherë ekipet e kompanisë nga një qytet tjetër vijnë në qytetin në fjalë që të punojnë.
Inxhinierët e EVN-së e dinë pa dalur nga zyra kur një konsumator vjedh energjinë elektrike duke manipuluar orëmatësin, transmeton “KOD” i TELMA-s. (Për më shumë LINK deri te “KOD” https://www.youtube.com/watch?v=qf_4RPZCASk)
Këta konsumatorë kanë marrë fatura prej disa qindra mijëra denarë, duke pasur parasysh se kanë bërë manipulime në matje, gjegjësisht ju është faturuar po aq sa do të kishin mundur të konsumojnë. Ata i kanë paguar faturat dhe kështu rryma ju është lidhur sërish. Shumica e vjedhësve kanë ndaluar së vjedhuri kur e kanë kuptuar se ishin zbuluar, por ka edhe disa prej tyre që kanë vazhduar si më parë. EVN-ja kundër këtyre kryesve ka ngritur kallëzim penal drejtpërsëdrejti në Prokurorinë Publike.
Ekipet e kompanisë me anë të matësit mobil bëjnë matje të saktë të konsumit aktual dhe e krahasojnë me atë të raportuar. Matësi mobil tregon menjëherë se sa është gabimi i matjes, domethënë sa rrymë nuk mat orëmatësi, e për disa konsumatorë u tregua një gabim prej madje 99%. Me anë të kapëses përcaktohet se frekuenca e orëmatësit tregon disa qindra Hz në vend të 50 Hz.
Pajisja për manipulime të tilla është konfiskuar nga ekipet e EVN-së dhe është analizuar nga profesorët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike.
Rryma kalon nëpër orëmatës, por matet vetëm një pjesë e vogël.