Dita e fundit e fushatës zgjedhore u pa të jetë e zymtë në Malishevë.
Madje, as posterë të Fatmir Limajt, kandidatit për kryeministër që vjen nga ky vend, nuk shiheshin në gjithë qytetin, raporton T7.
Por pavarësisht se një bashkëvendës i tyre po garon për karrigen e kryeministrit, në Malishevë shprehin përkrahje edhe për ish partinë e Limajt, PDK-në.
Por, ani pse në qytet kanë mendime të ndara, në fshatin e Limajt, ai gëzon përkrahje të plotë.
E prej kur Limaj udhëheq me Nismën, qytetarët e Malishevës nuk e kanë kursyer përkrahjen duke u kthyer këtë qytet në bastion të këtij subjekti.



