BULLGARIA ENDE NUK KA KONFIRMUAR PJESËMARRJEN
Temat aktuale rreth ndërtimit të mjedisit rezistent të sigurisë, forcimi të partneriteteve strategjike, perspektivës evropiane dhe euroatlantike të rajonit, bashkëpunimi i ndërsjellë si dhe ndryshimet dhe ndikimet klimatike, do të jenë në fokus të bisedimeve të Forumit të Prespës, i cili këtë vit mbahet më 16 dhe 17 qershor, që përkon me Marrëveshjen e Prespës. Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani informoi se në edicionin e sivjetëm të këtij forumi, do të marrin pjesë mysafirë të njohur nga rajoni dhe më gjerë, megjithatë tha se nuk kanë marrë ende konfirmim nga Bullgaria.
BUJAR OSMANI, MINISTËR I JASHTËM
“Deri më tani nuk kemi konfirmim, edhe pse ftesat janë bërë për të gjitha nivelet edhe në Republikën e Bullgarisë. Mirëpo, siç thash për shkak se kemi edhe 30 ditë deri në mbajtjen e konferencës, presim edhe shumë konfirmime të tjera”.
Në hapjen e Forumit do të drejtohen Presidenti i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, nënsekretarja e Kombeve të Bashkuara për Çështje Politike – Rozmari Di Karlo, si dhe sekretarja e përgjithshëm aktuale e OSBE-së Helga Schmid.
BUJAR OSMANI, MPJ
“Ajo çfarë është me rëndësi në kontestin rajonal është prezenca e katër përfaqësuesve special për Ballkanin Perëndimor zotëri Escobar nga SHBA, Miroslav Lajçak nga BE, Sir Stuart Peach nga Mbretëria e Bashkuar dhe Manuel Saracin nga Gjermania. Kjo do të jetë hera e parë që të katër përfaqësuesit specialë për rajonin të jenë të pranishëm në një vend, ose në një panel, duke vizituar rajonin”.
Nikoqir i hapjes do të jetë Presidenti Pendarovski, kurse pjesëmarrjen në konferencë e kanë konfirmuar edhe Presidentët e Sllovenisë, Kosovës, Malit të Zi, si dhekryeministri i Kosovës Albin Kurti./KlanMacedonia



