Ministria e Drejtësisë njofton opinionin publik se nga fillimi i procesit gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara në Hagë e deri më datë 24.07.2025, janë realizuar pagesa të rregullta në përputhje me marrëveshjet dhe obligimet e përcaktuara paraprakisht, në funksion të përkrahjes së mbrojtjes juridike.
Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë thuhet se që nga fillimi i procesit në total janë paguar 32,944,287.77€ (tridhjetë e dy milion e nëntëqind e dyzet e katër mijë e dyqind e tetëdhjetë e shtatë euro e shtatëdhjetë e shtatë cent).
“Nga kjo shumë, për mbrojtjen e Hashim Thaçi janë shpenzuar total: 5,353,301.02 € (pesë milion e treqind e pesëdhjetë e tre mijë e treqind e një euro e 2 cent). Pagesat janë realizuar në mënyrë të rregullt dhe transparente dhe do të vazhdojnë të bëhen në përputhje me dispozitat përkatëse ligjore dhe marrëveshjet në fuqi”, bëhet e ditur në njoftim.
Tutje, theksohet se Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar për të garantuar një proces të drejtë dhe të balancuar përmes përkrahjes së vazhdueshme juridike, në përputhje me parimet e drejtësisë dhe të të drejtave të njeriut.
Ky reagim i MD-së, vjen pasi “Fondacioni për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”, ka kërkuar ndërhyrje nga Qeveria në mënyrë që mos të largohet avokati i Thaçit nga ekipi i mbrojtjes.
Ndryshe, më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimitdhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /Telegrafi/
VLEN: Pesë ditë heshtje nga BDI për lidhjet e Bujar Osmanit me BeogradinGjiganti anglez nis sulmin për transferimin për DonnarummasKërcënohet një gjyqtar në VushtrriHeung-min Son në bisedime të avancuara me klubin amerikan, transferimi mund të ndodhë k…Përsheshje fizike mes dy shtetasve maqedonas dhe një të Kosovës në Prishtinë, njëri dër…