Në gjykatë sot paraqiten argumentet përmbyllëse në rastin “Kalaja 2”, në të cilën akuzohet ish oficeri i shërbimeve sekrete Goran Grujevski, i cili është në arrati. Ai po gjykohet në mungesë, pasi aktualisht është i ndaluar nga autoritetet greke. Grujevski është akuzuar për shkatërrimin në mënyrë të paligjshme të dokumentacionit të pajisjeve të përgjimit.
Sipas Kodit Penal, nëse dënohen Grujovski dhe të akuzuarit tjerë kërcënohen me burgim nga 3 muaj deri në pesë vjet.
Gjithashtu, për sot është caktuar një seancë e re për rastin “Transporter”, ku Vladimir Taleski akuzohet së pari për abuzimin e transportit të studentëve në Manastir, së bashku me 20 persona të tjerë. Seanca e fundit u shty për shkak të mungesës së njërit prej të pandehurve.

