Pajisjet mbrojtëse personale për përdorim të njëfishtë (PPE) kontribuojnë ndjeshëm në krizën tashmë serioze me ndotje plastike, paralajmërojnë ekspertët.
Vlerësohet se rreth 194 miliardë maska mbrojtëse dhe doreza për përdorim të njëfishtë përdoren çdo muaj në të gjithë botën si rezultat i pandemisë me koronavirusin, sipas hulumtimeve nga fusha e mjedisit jetësor, transmeton Skaj njuz.
PPE zakonisht bëhet nga një plastika të ndryshme, përfshirë polipropilen, polietilen dhe vinil.
Vullnetarët në të gjithë Britaninë e Madhe janë dëshmitarë të një rritje të madhe të sasisë së mbeturinave në rrugë, plazhe, kanale dhe lumenj si rezultat i maskave për përdorim të njëfishtë.
Për shpërbërjen e plotë të maskave plastike për përdorim të njëfishtë që përfundojnë në det, nevojiten edhe deri në 450 vjet për shkatërrimin e tyre të plotë dhe lëshimin në ekosistemin detar, sipas të dhënave të “Oqeane pa mbeturina”.




