Ministri serb i Edukimit, Branko Ruzhiç, ka bërë të ditur në Twitter se ia ka dorëzuar dorëheqjen, kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç.
Dorëheqja vjen pasi një nxënës i shkollës së mesme “Vladisllav Ribnikar” në Vraçar, ka vrarë tetë nxënës me armë zjarri, si dhe një roje të sigurisë.
Si pasojë e sulmit janë plagosur edhe gjashtë nxënës tjetër, dhe mësuesi që ka qenë në klasë.