Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi, pas përfundimit të marshimit për masakrën me 3 viktima në Dobraç, u shpreh se ulërima e heshtjes është më shurdhuese se ajo e zërit.
“Shkodra reagoi fuqishëm. Ulërima e heshtjes është më shurdhuese se ulërima e zërit, sepse vjen nga zemra e Shkodrës. Qytetarët nuk duan që qyteti i tyre të jetë qyteti i bandave dhe krimit.
Shkodra nuk kërkon të imponohet nga Rama në përzgjedhjen e saj politike dhe as nga bandat e krimit të organizuar, as nga banda e policisë dhe administratës.
Domosdoshmëria për qeveri teknike është reale e faktike, sot Shkodra e qytetarët e Shqipërisë e kërkojnë, nuk mundet që Rama të përsërisë pushtetin e tij me krim. Bashkinë e mori me anë të krimit, por qytetarët s’do e lejojnë të sundojë sërish me anë të krimit.
Kërkojmë qeveri teknike, liri të liderit të opozitës, kthimin e Shqipërisë qytetarëve dhe jo bandave e krimit.
Beteja e tyre është beteja jonë, s’do lejojmë askënd të prekë ëndrrat e qytetarëve.
I falenderojmë qytetarët që na u bashkuan. Opozita ka bërë denoncime dhe ka dalë përballë krimit., SPAK ka hartën e krimit në tavolinë.
Tolerancë zero ndaj krimit dhe zhdukej e bandave të Ramës kudo në Shqipëri”, tha Boçi.