Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit sot ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj dy personave, njëri prej të cilëve dyshohet për veprën penale të marrjes së ryshfetit nga neni 357 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 2 të Kodit penal, ndërsa tjetrit për ndihmë në kryerjen e asaj vepre penale.
Nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot njoftuan se i dyshuari i parë, si person zyrtar – drejtor i ISHP Spitali i specializuar për geriatri dhe mjekësi paliative në Shkup, në periudhën pre 19.03.2025 deri 08.04.2025, në disa raste ka kërkuar drejtpërdrejt përfitime të konsiderueshme financiare për vete për të kryer një veprim zyrtar që do të duhej ta kryente.
Ryshfetin e kërkoi nga një dëshmitarë në procedurë – ofrues i mbështetjes gjatë gjithë jetës për një person që vuante nga situata të shumta dhe për të cilin me rekomandime dhe referime mjekësore, kërkohet kujdes spitalor në institucionin konkret. Kur dëshmitari i ishte drejtuar institucionit për shkak se gjendja e pacientit po përkeqësohej u informua se pacienti ishte vendosur në listën e pritjes për pranim. Pas disa ditëve ka marrë një telefonatë nga i dyshuari i dytë i cili ka caktuar takim me drejtorin e institucionit më 19 mars 2025 në mbrëmje në një restorant në Shkup”, sqarohet në deklaratë.
Më 03.04.2025 ishte realizuar takimi mes dëshmitarit dhe ndihmësit, si person në të cilin drejtori ka pasur besim të plotë, ndërsa më 04.04.2025 përsëri dëshmitari është takuar me dy të dyshuarit.
Në përputhje me këtë marrëveshje, më 08.04.2025 gruaja-dëshmitare është takuar me të dyshuarin e dytë i cili ka hyrë në veturën e tij dhe në emër të drejtorit drejtëpërdrejtë ka marrë një shumë prej 20.000 euro pas së cilës në vendin e ngjarjes është kapur nga ana e nënpunësve policorë.
Prokuroria Publike deri te gjyqtari ka dorëzuar propozimin e procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup për caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit.