Rruga për tek kuvendi edhe mëngjesin e sotëm u bllokua nga një grup i vogël i qytetarëve që shprehën pakënaqësitë e tyre ndaj marrëveshjes për emrin.
Ata thonë se kanë të drejtë legjitime të shprehin pakënaqësinë ndaj kësaj marrëveshje.
“Më vjen keq që nuk kemi mundur ta parandalojmë më herët që mos të kishte ardhur deri tek nënshkrimet. Ne do të vazhdojmë me bllokada se nuk duhet të pranohet një gjë e tillë, sepse po shkatërrohet shteti dhe populli”,- tha një protestues.
Edhe pse të paktë në numër, ata arritën të bllokojnë bulevardin para kuvendit, duke shkaktuar kështu për disa orë vështirësi në trafikun e kryeqendrës. (Rejhane Bushi Metaj, TVM2)