Qeveria e Bullgarisë sot edhe formalisht e parashtroi për ratifikim në Kuvendin Popullor të Bullgarisë, Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë, që u nënshkrua më 1 gusht në Shkup nga ana e kryeministrave të dy shteteve, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov.
Siç thuhet në kumtesën e pres-shërbimit të Qeverisë bullgare, ratifikimi i dokumentit është shprehje e dëshirave të Bullgarisë që të ndërtojë marrëdhënie të mira fqinjsëore në bazë të vlerave evropiane, raporton
Marrëveshja, thuhet, do të japë rezultate të dukshme lidhur me zgjerimin e lidhjeve transportuese dhe komunikimeve mes dy shteteve, pjesëmarrjen dhe sigurimin e mjeteve për projekte infrastrukturore dhe tejkufitare rajonale, si dhe lehtësimin e komunikimit mes njerëzve nga të dy vendet.
Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë formalisht do të hyjë në fuqi kur të ratifikohet nga parlamentet e dy vendeve. Me të parashikohet avancimi i bashkëpunimit të përgjithshëm, e mes tjerash edhe formimi i komisonit për çështje historike-arsimore në bazë të paritetit, që duhet të kontribuojë për interpretim objektiv dhe në dëshmi të bazuar të ngjarjeve historike të lidhura me të dy vendet.
Zëvendëskryeministrja bullgare dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva, siç njofotn MIA, paralajmëroi se pritet që Marrëveshja për fqinjësi të mirë të ratifikohet në Kuvendin e Bullgarisë në fund të javës.

