Anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, tha se kjo vizitë i solli shumë emocione atij.
“Kjo vizitë ishte shumë emocionuese për mua, më janë përzier ndjenjat e dhimbjes dhe krenarisë. Historia do të shkruajë për heronjtë e luftës”.
“Gjatë gjithë udhëtimit jemi përshëndetur me flamuj të vendosur gjithandej nëpër rrugë.
Në luftë gjithkush dha diçka ndërsa dikush dha gjithçka. Është nga mëshira e Zotit që Batalioni “Atlantiku” shpëtoi, sepse ky grup rrezikoi shumë”.
“Një 17 vjeçare, Linda Muriqi, ishte një grua e guximshme që i motivoi plot të tjerë t’i kapin armët”, tha Gjonaj, njofton Klan Kosova.
Ai tha se kjo vizitë tregon se duhet të vazhdojmë bashkëpunimin në zhvillim e Shqipërisë dhe të Kosovës. “T’i bojkotojmë produktet e Serbisë, në emër të viktimave dhe të të zhdukurve. Serbët duhet të dalin para drejtësisë për krimet e bëra në luftë, kurse në botën tjetër do të dënohen nga Zoti”.