Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, përgëzon Bosnjën dhe Hercegovinën për marrjen e statusit kandidat dhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE dhe thotë se rajoni me hapa të sigurt po shkon drejt Bashkimit Evropian dhe se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor po bëhet gjithnjë e më e vendosur.
Mariçiq beson se ky është një moment historik që nuk duhet ta humbasim dhe konfirmon përkushtimin e BE-së për Ballkanin Perëndimor.
“Tani është koha për transformim të shpejtë të shoqërive, vlerave dhe standardeve evropiane në praktikë për të përfituar mundësi të reja qytetarët tanë”, shkruan Mariçiq në profilin e tij në Facebook.
“Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor po bëhet e sigurt.
Rajoni po shkon drejt Bashkimit Evropian, pas statusit kandidat të Bosnjë-Hercegovinës dhe aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE.
BE-ja konfirmon angazhimin e saj ndaj Ballkanit Perëndimor dhe hap dyert për rajonin. Një moment historik që nuk duhet humbur. Tani është koha për transformim të shpejtë të shoqërive, vlerave dhe standardeve evropiane në praktikë për përfitime dhe mundësi të reja për qytetarët tanë.
Urime qytetarëve të Bosnjë-Hercegovinës – shpresojmë në përmbushjen e shpejtë të prioriteteve kyçe për fillimin e negociatave me BE-në.
Nuk kemi rrugë më të mirë se ajo evropiane, të bashkuar në vlera dhe reforma së bashku drejt qëllimit: anëtarësim në BE deri në vitin 2030”, thuhet në njoftimin e Mariçiqit.