Në një intervistë për Nova, zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq ju përgjigjet pyetjeve tona për (keq)përdorimin e flamurit evropian në rastin e paketës së ligjeve që lidhen me ndërtimin e Korridorit 8, për marrëdhëniet me Bullgarinë, për shfaqjen, shanset për intensifikimin e procesit të negociatave dhe perspektivat për të arritur shumicën e dy të tretave të nevojshme për ndryshimet kushtetuese. Borjan Jovanovski ka biseduar me Bojan Mariçiq
Ndryshimet e ligjeve në lidhje me kontratën me Bektel janë në procedurë parlamentare. Qeveria përdori flamurin evropian. Cili është raporti i kësaj pakete ligjesh me integrimin evropian?
Mariçiq: Integrimi evropian do të thotë zhvillim, stabilitet ekonomik dhe prosperitet dhe kjo nuk është e mundur pa një infrastrukturë të zhvilluar. Nuk mund të ketë një infrastrukturë të zhvilluar pa investime në rrjetin e transportit dhe pa një rrjet efikas transporti. Dhe synimi i BE-së është pikërisht ai, të promovojë ndërlidhjen dhe ndërveprimin e rrjeteve kombëtare, si dhe të rrisë aksesin në ato rrjete, sepse kjo është thelbësore për zhvillimin jo vetëm të rajonit, por edhe të gjithë Bashkimit Evropian. Dhe me këtë projekt ne praktikisht po e përfshijmë rajonin në korridoret evropiane.
Në shqyrtimin e fundit shpjegues për kapitullin 21, “Rrjetet trans-evropiane” dhe 14, “Politika e transportit”, ata prezantuan me saktësi angazhimet e këtyre kapitujve, që është një infrastrukturë funksionale, me mbingarkesë të reduktuar, pa pritje, që do të rrisë efikasitetin e biznesit të transportit./Intervista e plotë.