29 August 2018 / 15:40
Ministria e Brendshme e Maqedonisë dhe Ministrinë Energjetike e SHBA-ve kanë nënshkruar memorandum për detektim dhe parandalim të trafikimit të lëndëve nukleare dhe radioaktive. Maqedonia si donacion nga Amerika do të merr dy mjete lëvizëse bashkëkohore për gjetjen e lëndëve radioaktive, si dhe trajnime të posaçme të pjesëtarëve të policisë dhe doganierëve nga efektivët amerikan. Ministri i Brendshëm Spasovski tha se pas kësaj marrëveshje të arritur, Maqedonia do të jetë një vend më i sigurt.
Me nënshkrimin e memorandumit, hapen mundësi konkrete edhe për përfshirjen profesionale të pjesëtarëve tonë në luftën kundër trafikimit ilegal të mjeteve nukleare ose lëndë të tjera radioaktive, gjë e cila do të jetë një imput i drejtpërdrejtë i rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes, në suaza nacionale, ashtu edhe në rajon dhe më gjerë- tha Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme.
Ambasadori amerikan Xhes Bejlli tha që ndihen të privilegjuar që do së bashku me autoritet maqedonase do të luftojnë kundër trafikimit të mjeteve radioaktive. Bejlli bëri me dije se SHBA-të janë të interesuar që Maqedonia të jetë një vend i sigurt, të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së, si dhe të ketë gjendje të mirë ekonomike.
Për 25 vite ne kemi qenë mbështetur aspiratat e Maqedonisë për anëtarësimin në NATO dhe BE. 10-20 Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuar që të punojnë me Maqedoninë për të forcuar kufijtë, pasi që kufijtë e fortë e bëjnë më të lehtë që të legjitimohen kalimtarët që kalojnë, janë preventivë e krimit dhe korrupsionit dhe na mbajnë të sigurt nga ata që na bëjnë keq. Andaj ne ndjehemi shumë të lumtur që të trajnojmë kufitarët, doganierët, pikat kontrolluese dhe pjesëtarët e sigurisë radioaktive në metodat më bashkëkohore- pohoi Xhes Bejlli – Ambasador i SHBA-ve në Maqedoni.
Dy mjetet lëvizëse që të përdoren për detektim të lëndëve të rrezikshme radioaktive, do të fillojnë punë nga nëntori i këtij viti dhe të njëjtat kapin vlerën prej 550 mijë dollar amerikan. Këto dy furgonë do të menaxhohen nga policia e shtetit, doganat dhe Drejtoria për Siguri Nukleare.
Besian Leka


