Votimet në Maqedoni nuk e kanë ndryshuar drejtimin e vendit që i mbetet sërish Nikola Gruevskit dhe partisë së tij, e cila mori 51 deputetë, dy më shumë se LSDM-ja e Zoran Zaevit. Sakaq, edhe në kampin shqiptar e para ka dalë BDI e Ali Ahmetit me 10 mandate. Por kalkulimet e bëjnë të vështirë formimin e një qeverie mes tyre.
Por ndryshimi i madh është “Besa” që ka arritur të marrë 5 mandate, e konfirmuar kështu si forca e dytë shqiptare, e dhe pse ka vetëm 2 vjet në skenën politike. Shqiptarët kanë fituar gjithsej 20 mandate, dhe në zëra të përgjithshëm kjo është humbje për ta, pasi ky tregues përbën zvogëlim të pranisë së tyre në parlamentin maqedonas.
Kjo ka bërë që në rrjete sociale të shpërthejnë dhe akuzat për tradhti, pasi një votë e madhe shqiptare i është dhënë opozitës maqedonase.
Ndërsa, si ilustrim i kësaj “tradhtie” mbetet Haraçina e cila ka votuar LSDM-në, ama të përfaqësuar nga deputet shqiptar, siç është Muhamed Zekiri. Por po ashtu, partisë së Zaevit i është dhënë vota dhe në Tanushë, fshatin simbol të rezistencës së armatosur në 2000-2001, prej së cilës lindi më pas UÇK-ja.
Megjithatë, zëra mediatikë si ai i Andi Bushatit e kanë quajtur këtë një ndryshim për mirë. Sipas tij, për herë të parë shqiptarë dhe maqedonas u bënë bashkë kundër një regjimi.
Ndërkohë, e veçantë tjetër e këtyre zgjedhjeve ishte kalimi i PDSH-së së Menduh Thaçit, partisë historike të themeluar e drejtuar shumë vite nga Arbër Xhaferi, si parti e katërt në radhët e atyre shqiptare. Ajo ka marrë 2 deputetë, ndërsa Aleanca për Shqiptarët u rendit e treta me 3 deputetë.
Tashmë mbetet të shihet se si do shkojnë negociatat për formimin e qeverisë së re, pasi fituesit nuk i kanë votat e duhura. Dhe me gjasë, vendi do shkojë sërish në zgjedhje vitin e ardhshëm.
Data 09.09.2026
Aktuale
- Elijona nis një kapitull të ri
- Palestina përshëndet kufizimet tregtare të 12 vendeve ndaj vendbanimeve të paligjshme izraelite
- Mbyllet tubimi i 101-të, protestuesit thirrje: Nesër më shumë
- “U kam besuar njerëzve të gabuar”/ Pacolli akuza ish-vartësve që hynë në biznesin e Smart City
- Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, raportohet për dy persona të plagosur! Njëri prej tyre me plagë në këmbë
- FOTOLAJM/ Deputetja e PS nuk i shpëton vezëve, makina e saj u sulmua nga protestuesit sapo doli nga Parlamenti
- U shoqëruan gjatë protestës/ “Qëndroni të bashkuar!”, Lapaj dhe gazetari Gashi nga komisariati: Rama na dha sot një dekoratë! Kështu do ta trajtojë policia kur të japë dorëheqjen!
- Britania, Franca dhe Kanadaja: Sanksionet janë “pikë kthese” në qasjen për mbrojtjen e zgjidhjes me dy shtete


