Prokuroria Publike (PP) është duke hetuar ndërmarrjen publike “Komunalec” në Dellçevë mbi dyshimet për vendosjen e orëmatësve të ujit në prag të periudhës zgjedhore si tentim për manipulim dhe blerje të votave. Procedura hetimore ka nisur me kërkesë të MPB-së ndërsa është lëshuar urdhër për verifikimin e dokumentacionit zyrtar. Ndërkohë në një fshat të Radovishit ndaj një votuesi po merren masa ligjore për shkak se i njëjti fletëvotimin e ka kthyer nga vëzhguesit dhe ka provokuar. Kryetari i Komisionit pranë Prokurorisë Publike për hetimin e veprave penale që ndërlidhen me procesin zgjedhor, Xhelal Bajrami ka vlerësuar se procesi zgjedhor deri tani është zhvilluar pa pengesa dhe parregullsi të theksuara. /Alsat.mk
Data 20.09.2026
Aktuale
- Super El Nino po merr fuqi – kur priten reshjet e para të borës?
- Publikimi i aktgjykimit të Thaçit, Vlora Çitaku kërkon transparencë nga Haga
- Më 8 tetor miratohet harta e re territoriale. Votat në favor të mazhorancës, PD kundër
- Gruaja e Shpat Kasapit më në fund buzëqesh, kjo është arsyeja
- Protesta e natës: Qytetarët sfidojnë rendin, policia ndërmerr masa të reja
- “Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 112 kundër qeverisë, qytetarët të vendosur: Edi Rama jepe dorëheqjen
- Zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit që vrau gruan në Tiranë: E godita me thikë në zemër se më gënjeu
- Dilemat e drejtësisë: A do të zhbëhet Dhomat e Specializuara të Kosovës?



