Çështje e sistemimit të administratorëve do të merr fund për pak muaj. Me formimin e Qeverisë së re, Ministri në largim i Shoqërisë Informatike, Damjan Maneçvski theksoi se procesi I sistemimit të udhëhiqet nga ana e Ministrisë për sisteme politike dhe marëdhënie mes bashkësive dhe do të marrë zgjidhje për pak muaj.
“Partneret e koalcionit të qeverisë së re kanë mrrëveshje konkrete që për një periudhë të shkurt edhe atë për disa muaj, që kjo çështje duhet të mbyllet. Të gjithë administratorët e pa sistemuar të nisin në punë ndërsa nëse dikush do të refuzoj do ti ndërpritet kontrata.”, tha Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike.
Duke folur për të arriturat në dikasterin që drejtoi për më shumë se 3 vite, Maneçvski përmendi se procesimi i dokumenteve dhe zbatimi i proceseve të punës në institucionet mund të zhvillohet në mënyrë elektronike, e gjitha kjo fal sistemit të unifikuar DMS.
“Digjitalizimi i proceseve të punës dhe aftësia që të gjithë të punojnë kudo që janë të lidhur lokalisht në internet, përmes celularit të tyre , tabletave ose kompjuterit, mundëson përfundimin në kohë dhe me cilësi të detyrave të punës që çon në shërbime edhe më të mira për qytetarët.”, tha Maneçvski.
Sistemin e ri DMS e shfrytëzojnë 16 institucione dhe rreth 5.000 shfrytëzues, po punohet në përfshirjen edhe të katër institucioneve. Në mandatin e ardhshëm, potencoi Mançevski, Qeveria në mënyrë aktive do të vazhdojë të punojë në përfshirjen e institucioneve të reja që do të rritet numri i shfrytëzuesve.
Data 17.11.2026
Aktuale
- Shfaqi flamurin e UÇK-së gjatë 28 Nëntorit, dënohet me burg me kusht Ardi Saiti nga Kumanova
- ANB zbulon rrjet terrorist në Maqedoni, planifikonin atentat në Greqi
- Protestat e studentëve/ Namik Dokle: Duhen kërkuar portat për zgjidhje. Dhuna është e papranueshme ngado që vjen!
- Rasti i Sarës nga Ohri trondit politikën, LSDM kërkon përgjegjësi nga policia dhe prokuroria!
- Naser Ziberi përshëndet propozim-ligjin për provimin e Jurisprudencës, një hap përpara!
- Komisioni i Venecias zbarkon në Shkup, në tryezë provimi i jurisprudencës në shqip
- Teuta Arifi deklarohet e pafajshme: Nuk kam bërë asnjë gabim me tendencë
- Aksident në Tetovë: Vetura godet këmbësoren, përfundon me lëndime të rënda trupore



