Pas gjykatëses dhe stafit të Gjykatës së Krujës, edhe një mjek është pezulluar nga detyra, pasi ka dal në përgjime. Bëhet fjalë për mjekun kardiolog, Edvin Prifti dhe infermierja Trëndafile Frangu.
Emri i Priftit dhe Frangut ka dalë në pah pas disa muajsh hetime e përgjime që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua sot me arrestimin e gjyqtares Enkeljeda Hoxha dhe tetë personave të tjerë.
Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani. Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallkuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj.
Kjo gjë ka bërë që prokurori Altin Dumani të nisë një hetim për korrupsion për mjekun Prifti dhe infermieren Frengu, të veçuar nga dosja kryesore e Krujës. Për momentin është pezulluar nga detyra.



